Në Kujtim
Pllakë inoksi · Faqe përkujtimore

Kujtimi që mbetet, edhe kur ne jemi larg.

Një pllakë e vogël me QR vendoset në gurin e varrit. Kushdo që e skanon me telefon e sheh jetën, fotot dhe zërin e njeriut të dashur, në shqip, anglisht e gjermanisht.

Pllakë inoksi 5 × 5 cm, e gdhendur me laser

Si funksionon

1

Na dërgoni kujtimet

Fotot, disa fjalë për jetën, datat, ndoshta një video apo incizim zëri. Ne e përgatisim faqen me kujdes.

2

Familja e aprovon

Asgjë s'publikohet pa miratimin tuaj. Kujtimet nga të tjerët shfaqen vetëm pasi t'i aprovojë familja.

3

Pllaka vendoset në gur

Gurgdhendësi e vendos pllakën. Kushdo, kudo në botë, e skanon dhe e kujton.

Çka përmban faqja

  • Foto, emri, datat dhe një fjali që e përshkruan
  • Rrëfimi i jetës dhe momentet kryesore
  • Galeri fotosh, video dhe incizim zëri
  • Pema e familjes
  • Vendi i prehjes në hartë
  • “Ndez një qiri” dhe kujtime nga të afërmit
  • Në shqip, anglisht dhe gjermanisht, për familjen në mërgim

Të sigurt dhe të përhershëm

  • Pa reklama, kurrë
  • Faqet nuk shfaqen në Google; i hap vetëm kush e skanon apo e merr linkun
  • Pa adresa shtëpie apo të dhëna personale
  • Familja merr kopjen e të gjitha materialeve
  • Pllaka nuk ndryshon kurrë; faqja mund të përditësohet

Porosit ose pyet

Na shkruani dhe ju përgjigjemi brenda ditës. Punojmë edhe me gurgdhendës në gjithë Kosovën.

info@nekujtim.com